TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këto janë pamjet që dëshmitarët kanë publikuar në rrjetet sociale, të momenteve kur në Florida të SHBA-ve u gjet në makinën e saj 27-vjeçarja shqiptare Joana Peca e pajetë.
Dëshmitarja që ka filmuar videon, ku tregon skenën e krimit, dëgjohet të thotë se ka fëmijë që qajnë dhe që kanë qenë në makinë me trupin e pajetë.
“Është një fëmijë që qan. E shikoni femijen? Po po, shikoni femijen e vogel, me policine. O Zot”, thotë dëshmitarja.
Mediat amerikane raportuan se në makinë, ishin pikërisht dy fëmijët e mitur të viktimës, të cilët nuk kishin pësuar asnjë dëmtim.
Terksa nuk dihet ende asnjë motiv për vrasjen, policia amerikane ka nisur hetimet.
Autoritetet gjithashtu u kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse kanë të dhëna mbi krimin e rëndë.