AKTUALITET, 1 Gusht 2021, 18:13

Greqi, mbi 1600 raste të reja me koronavirus, humbin jetën 10 pacientë

Greqi, mbi 1600 raste të reja me koronavirus, humbin jetën 10

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1605 raste të reja me COVID.

Mediat bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë 10 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 12.975 në total.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 176 ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 163 pacientë të rinj me COVID.

Numri i rasteve të reja në Greqi ka ardhur duke u rritur që prej zbulimit të variantit Delta, i cili sipas ekspertëve ka transmetueshmëri më të lartë.