TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm gjashtë ditë pas atentatit të Prokurorit Arjan Ndoj ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, shoferi i tij, shtetasi Andi Maloku.
Maloku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga breshëria e plumbave pasditen e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit.
Në ambientet e spitalit janë dëgjuar ulërimat e familjarëve, ndërkohë që forca të shumta policie kanë shkruar në spitalin e Traumës.
Më poshtë keni pamjet nga Spitali i Traumës në Tiranë gjatë momentit kur familjarët e Malokut marrin lajmin e kobshëm:
[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/11/vid-1.mp4"][/video]
Me lajmin e vdekjes së Malokut, pritet të ndryshojë edhe akuza për të arrestuarin e vetëm si autorë të dyshuar të atentatit.
Akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë është arrestuar Redjan Rraja, për të cilin gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg”.