AKTUALITET, 7 Nëntor 2019, 19:16

Nuk e lanë të ishte pranë të birit, si shkoi e veshur me të zeza nëna e Andi Malokut, vuri kujën në spital: Po jep shpirt për 300 mijë lekë

Nuk e lanë të ishte pranë të birit, si shkoi e veshur me

Shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku ka ndërruar jetë në spital pas atentatit që iu bë shefit të tij. Thuajse një javë më parë, Maloku u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të marrë.

Me të marrë vesh lajmin për të birin, në spital mbërritën edhe familjarë të Malokut, bashkë me ta edhe nëna e tij.

Teksa 30 -vjeçari po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale, e ëma e Malokut tentonte të futej brenda për t’i qëndruar pranë. Por në asnjë moment ajo nuk u lejua duke u nxjerrë jashtë prej krahu nga Policia.

Teksa nxirrej jashtë, nëna e tij e veshur e tëra me të zeza thoshte se djali i saj po jepte jetën për  një rrogë 30.000 si shofer.

30-vjeçari mori dy plumba gjatë atentatit, një në shtyllën kurrizore dhe një në gjoks, lëndime të cilave nuk u shpëtoi dot edhe pse luftoi thuajse një javë me vdekjen.