AKTUALITET, 7 Nëntor 2019, 18:59

U plagos në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, ndërron jetë shoferi, Andi Maloku

U plagos në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, ndërron jetë

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, që mbeti i plagosur në atentatin ndaj këtij të fundit, ka ndërruar jetë.

Andi Maloku, 30 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai kishte marrë dy plumba në pjesën e kurrizit, ku një nga këto plumba i kishin prekur shtyllën kurrizore.

Maloku nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra gjatë atnetatit, ku të plagosur mbetën gjithashtu prokurori Ndoja dhe Landi Muharremi.

I ndaluar për këtë ngjarje është shtetasi Redjan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rexhep Rraja.