TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka zbuluar detaje të reja nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i plagosur vetë prokurorin shtetasi Pëllumb Muharremi si edhe humbi jetën pas 6 ditësh në spitali, drejtuesi i mjetit, shtetasi Andi Maloku.
Policia ka si provë të fortë pamjet filmike të një servisi makinash pranë vendngjarjes, ku dallohet e njëjta makinë si ajo që u gjet në fshatin Shkafanë të Durrësit, vetëm pak orë pas ngjarjes.
Gazetarja e News 24, Klodiana Lala, konfirmon një fakt të tillë, si provë shumë të fortë në duart e policisë.
Sipas Lalës, ekspertiza balistike ka zbuluar se një predhë e padëmtuar e gjetur në automjetin e prokurorit është shkrepur nga njëra nga armët kallashnikov, e cila u gjet brenda në makinë.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje të dashurën e Redjan Rrajës, i cili u arrestua si i dyshuar për atentatin e prokurorit me 1 nëntor, pranë mbikalimit të Shkozetit.