TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjithçka nisi me inaugurimin e stadumit kombëtar “Air Albania” për tu shpërndarë më pas në të katër anët e vendit.
Thirrjet “Rama ik” po kthehen në fenomen në stadiumet shqiptare.
Ditën e djeshme ishte rradha e qytetarëve korçarë që të shfrynin zemërimin e tyre ndaj kryeministrit nga shkallët e stadiumit “Skënderbeu”, ndërsa revolta do të vijonte edhe në Vlorë, aty ku Rama është edhe deputet.
Së fundmi, ishte radha e Shkodrës.
Tifozët e pranishëm në “Loro Boriçi”, pas ikjes dy herë të dritave në stadium, shpërthyen në kore “Rama ik”, “Rama ik”.