AKTUALITET, 22 Gusht 2021, 23:27

VIDEO/ Ndërhyrja e policisë pas hedhjes së gazit në koncertin e Bregoviç në Korçë

VIDEO/ Ndërhyrja e policisë pas hedhjes së gazit në

Disa persona janë ndaluar nga policia e Korçës pas hedhjes së gazit lotsjellës në Festën e Birrës kur po mbante koncert këngëtari serb, Goran Bregoviç.

Në pamje shihet momenti kur disa persona janë shoqëruar nga forcat e rendit deri në makinën e policisë.

Ende nuk dihet numri i saktë i të ndaluarve.

Gazi lotsjellës u hodh në mes të turmës ku kishte edhe fëmijë. Bregoviç e ka vijuar koncertin.