AKTUALITET, 22 Gusht 2021, 23:14

Dalin FOTOT/ Këta janë djemtë që braktisën 20-vjeçaren të vdekur në derë të spitalit

Dalin FOTOT/ Këta janë djemtë që braktisën

Mediat e Kosovës kanë publikuar fotot e dy të rinjve që pasditen e kësaj të diele lanë në derën e Urgjencës së Spitalit të Ferizajt një vajzë pa shenja jete.

Ajo u pikas nga mjekët të cilët deklaruan se nuk kishin më asnjë shpresë për jetën e vajzës rreth të 20-ave, identiteti të cilës nuk bëhet i ditur.

Mediat e Kosovës shkruajnë se të rinjtë që e dërguan në spital u zhdukën menjëherë. Nga kamerat e sigurisë janë nxjerrë imazhet e tyre.

Ata kanë mbërritur me një makinë "Audi" me targa zvicerane. Policia e Kosovës tha se vijon intensivisht hetimet dhe se ka shpërndarë imazhet e këtyre dy personave në të gjitha pikat kufitare.