AKTUALITET, 22 Gusht 2021, 21:20

Sot këndon Bregoviç/ Korça blindohet nga policia (VIDEO)

Sot këndon Bregoviç/ Korça blindohet nga policia (VIDEO)

Kur pritet ngjitja e këngëtarit serb Goran Bregoviç në skenën e festës së birrës në Korçës, qyteti është rrethuar i gjithi nga punonjës së policisë. Madje, në qytet janë parë edhe ekipet speciale të “Shqiponjave” dhe FNSH-së.

Përveç sigurisë tokësore, Policia Shqiptare është duke e vëzhguar situatën edhe nga ndërtesat e larta. KlanKosova ka publikuar pamje ku shihet se roje sigurie janë vendosur në tarracat e pallateve.

Bregoviç ka deklaruar se pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës do ta nisë me këngën “Kosovska”.

Gjithë kjo siguri tregon frikën e ndonjë sulmi për shkak të prezencës së këngëtarit të kontestuar. Shumë qytetarë e artistë kërkuan që ky koncert të mos zhvillohej, por organizatorët nuk u tërhoqën.