AKTUALITET, 22 Gusht 2021, 20:05

“Benz-i” humb kontrollin dhe futet brenda në dyqan, katër të lënduar në Berat

“Benz-i” humb kontrollin dhe futet brenda në dyqan, katër

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit.

Një mjet tip “Benz” me targa AA 021 MS ka humbur kontrollin dhe ka hyrë brenda një dyqani me pajisje elektrike.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona. Të aksidentuarit janë kalimtarë të rastit që ndodheshin duke ecur mbi trotuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.