TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ergys Kaçe do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit grek edhe këtë sezon, por jo në radhët e PAOK. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare nuk bën pjesë në planet e klubit të Selanikut dhe për këtë arsye, do të huazohet në radhët e një skuadre tjetër.
Sipas mediave greke, pas bisedimeve me skuadra greke dhe të huaja, është vendosur që Kaçe të shkojë në radhët e AEL Larisa. Klubi në fjalë ka edhe shqiptarë në përbërje si Fatjon Andoni dhe Kaçe do t’i bashkohej në qendër të mesfushës.
Nuk janë publikuar ende shifrat e sakta të marrëveshjes së mundshme, nëse AEL do të paguajë rrogën e plotë të Kaçes apo jo, por në Greqi e bëjnë thuajse të mbyllur transferimin e tij në radhët e kësaj skuadre të re në formë huazimi deri në mbylljen e këtij edicioni.