TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët në mbarë vendin kanë bojkotuar sot mësimin, në këtë ditë të shtatë të prostestës së tyre, e cila është më masivja që nga nisja e tubimeve.
Nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe korpuset universitare, studentë e gjimnazistë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Kërkesat e tyre nuk kanë ndryshuar: Përgjysmimi i tarifave të studimit, dyfishim i buxhetit për arsimin dhe prani më e madhe e studentëve në bordet vendimmarrëse të Universiteteve.
Studentët i kanë vënë sot afat deri në orën 16:00 qeverisë për të përmbushur kërkesat e tyre, përndryshe protesta do të përshkallëzohet.
Ditën e sotme studentëve i janë bashkuar në Tiranë dhe Elbasan edhe nxënësit e gjimnazeve.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/386718852067766/
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/12/WhatsApp-Video-2018-12-11-at-11.07.52-AM.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/12/WhatsApp-Video-2018-12-11-at-11.07.45-AM.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/12/ora.mp4"][/video]
Protesta nuk po zhvillohet vetëm në kryeqytet. Në Elbasan, Korçë, Shkodër e Vlorë, studentët kanë bojkotuar mësimin në koordinimin me studentët në Tiranë.
Në Elbasan, studentët jo vetëm që kanë bojkotuar mësimin, por edhe janë nisur me autobusa drejt Tiranës.
[video width="426" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/12/FAX-1.mp4"][/video]
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/360648641366868/