Ka pasur një moment tensioni në protestën masive para ministrisë së arsimit. Një nga protestuesit ka tentuar të djegë flamujt e PS, PD dhe LSI, por është ndaluar pas ndërhyrjes së vajzave studente. Pasi janë vendosur në një qese, tre flamujt e partive politikë janë futur në një qese dhe janë hedhur tek ministria e Arsimit. “Jo politikë” – kanë brohoritur studentët. Më pas janë hedhur vezë në drejtim të ministrisë së Arsimit.