TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që mposhti Tiranën ka komentuar edhe ndeshjen.
Një prej gazetarëve i përmendi faktin se dhe kryeministri aktual i vendit Edi Rama ka qenë basketbollist.
Meta shprehet se e respekton si ish-basketbollist por në lojë bënte shumë faulle, kurse në politikë bën akoma më shumë.
"Ndeshje e bukur, arrita të kuptoj se ku është basketbolli ynë, ka nevojë për më shumë investime pasi po bëhen sakrifica të mëdha për të mbajtur gjallë këtë sport. Të dyja ekipet ishin në rregull dhe kanë një të përbashkët ngjyrën blu. Unë e respektoj edhe kryeministrin, megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq bën edhe më shumë faulla në politikë...", u shpreh Meta.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/220209849131577/