AKTUALITET, 7 Mars 2020, 20:12

Aksident në Elbasan, ambulanca përplaset me makinën, plagoset shoferi i mjetit me bashkëshorten

Aksident në Elbasan, ambulanca përplaset me makinën, plagoset

Një aksident ka ndodhur në Elbasan teksa një autoambulancë e spitali është përplasur me një automjet tip ”Volkswagen”. Ka qenë shoferi i mjetit tip ”Volkswagen” që u plagos nga përplasja bashkë me bashëshorten e tij pasagjere por që ndodhen në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.M., banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit “Volkswagen”, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja N. M., të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.