TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta dhuroi një buqetë me lule profesor Bledar Gjeçajt përpara nisjes së ndeshjes së basketbollit Vllaznia- Tirana.
Meta shprehet se kontributet e ish- basketbollistit dhe trajnerit Gjeçaj ngrenë në këmbë sportdashësit shkodranë dhe se duartrokitjet për të do të vijojnë si sot në Pallatin e Sportit në Shkodër.
Po ashtu Meta gjen rastin për një mirënjohje ndaj mësuesve të edukimit fizik dhe sportiv dhe për trajnerët e sportit.
STATUSI I METËS
I lumtur t’i dhuroja një buqetë me lule? Profesor Bledar Gjecaj, në një urim ditëlindjeje për 50-vjetorin e tij, sot para derbit Vllaznia-Tirona.
Kontributet e tij, 5 herë Kampion si lojtar dhe 5 herë si trajner, ngrenë në këmbë tërë sportdashësit shkodranë, dhe jo vetëm. Jam i bindur se kontributet e tij do shtohen, dhe duartrokitjet për të do vazhdojnë si sot, plot nderim të merituar.
Mirënjohje në Ditën e 7 Marsit, në veçanti gjithë mësuesve të edukimit fizik e sportiv, si dhe trajnerëve që punojnë për të nxitur pasionin e fëmijëve dhe të rinjve për sportin. ??
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2852119311500990