TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka publikuar video nga momentet e arrestimit të autorit të vrasjes afër Poliçanit, Hamza Çelës, i cili vrau komshiun e tij në fshatin Jaupas të Skraparit, Ramadan Çelën.
I veshur me kostum sportiv, Hamza Çela hyri në banesën e komshiut të tij të moshuar dhe e vrau duke e qëlluar me thikë teksa u arrestua më pas në dalje të fshatit.
Njoftimi
Skrapar
Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit.
Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/241490963867728/