AKTUALITET, 4 Mars 2020, 08:30

Mustafa Nano tallet keq: Në kongres mbajti fjalim shoqja Nexhmije, pra Linda Rama!

Mustafa Nano tallet keq: Në kongres mbajti fjalim shoqja Nexhmije, pra


Në kongresin e PS-së foli edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama. Kjo e fundit foli me nota kritikuese ndaj Ramës.

E lidhur me fjalimin që Linda Rama mbajti në kongresin e PS-së ka reaguar edhe analisti Mustafa Nano.

Nano e ka krahasuar fjalimin që mbajti Linda Rama me fjalimet e të ndjerës Nexhmije Hoxha. Kurse për Edi Rama ai u shpreh se është si ish-diktatori Enver Hoxha.

Mustafa Nano është shprehur kështu:

Partinë më të rëndësishme në vend, atë socialiste, e ka bërë zap si njëherë e një kohë Enver Hoxha të vetën. E patë Kongresin e fundit. Lajmi i vetëm ishte që mbajti një fjalim shoqja Nexhmije, dmth Linda Rama. E sikur të mos mjaftonte kjo, pjesa më e bukur e fjalimit të Ramës iu dedikua asaj. Rama e konsideroi atë opozitaren më të madhe në këtë vend.

Më tej ai ka shtuar se nuk do të jetë ndonjë habi e madhe që në Kongresin tjetër t’ia japë fjalën edhe nënës, djalit të madh dhe vëllait të tij.