AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 16:19

Video/ “Jemi qytetarë, jo shpellarë”, banorët e Bregut të lumit protestë

Video/ “Jemi qytetarë, jo shpellarë”, banorët e

Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish sot në protestë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. “Jemi qytetarë, s’jemi shpellarë, duam të drejtat tona, duam shpronësimin”, kanë qenë disa prej thirrjeve të tyre.

Deputetët e PD kanë qenë në mbështetje të tyre. Pjesa më e madhe e protestuesve kanë qenë gra dhe vajza, dhe mungesa e burrave ndoshta vjen për të shmangur përplasjen me policinë ose procedimet penale.