BOTA, 30 Korrik 2018, 14:40

Video/ Ja si arrestohet artisti në mes të rrugës në Izrael

Në pamjet e shpërndara nga një përdorues palestinez, momenti i arrestimit të artistit të rrugës, napoletanit Jorit dhe dy burrave të tjerë, një italiani dhe një palestinezi.

Policia izraelite ka konfirmuar lajmin e ndalimit, pasi sipas saj artisti ka dëmtuar muret që ndajnë qytetin.

Jorit kishte bërë një pikturë që tregon Ahed Tamimi, aktivisten 17-vjecare e cila është liruar pas 8 muajsh nga burgu, pasi goditi me shpullë dy ushtarë izraelit.