BOTA, 29 Korrik 2018, 10:46

Tërmeti i fuqishëm godet resortin turistik, humbin jetën 10 persona

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në një resort turistik në Indonezi, pas tërmetit 6.4 ballësh që goditi ishullin Lombok.

Tërmeti, epiqendra e të cilit u regjistrua rreth 128.75 km në verilindje të qytetit kryesor të Mataramit të ishullit, shkaktoi dëme të konsiderueshme shtëpive në Sambelia, Eastern Lombok, Agjencia Kombëtare për Kundërmasat e Fatkeqësive (BNPB).

Më shumë se 40 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa dëmet materiale janë të shumta, raportojnë mediat vendase.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/07/Indonezi-termet.mp4"][/video]