TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpërthimi i tritolit në një automjet në lagjen “29 nëntori” të qytetit të Fierit mbrëmjen e kaluar ka tronditur banorët. Në erë është hedhur një automjet tip “Mercedes Benz” me targa AA 270 IV në momentin kur po dilte nga parkimi, fare pranë qendrës së qytetit.
Drejtuesi i automjetit, Ervin Memo, 38-vjeç, ka arritur të shpëtojë edhe pse shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, pasi siç duket edhe nga foto, makina është shkatërruar dhe dëmtimet më të mëdha i ka në krahun e shoferit.
Dëshmitarë okularë thanë se Memo doli vetë nga “Benz”-i, pavarësisht se në drejtim të automjetit kanë vrapuar menjëherë familjarët e Memos dhe kalimtarë të rastit për t’i dhënë ndihmën e parë. Të afërmit e tij kanë bërtitur me të madhe kur kanë parë se automjeti i u hodh në erë nga shpërthimi.
Mendohet se objektivi ka qenë pikërisht 38-vjeçari dhe autorët kanë tentuar ekzekutimin e tij me tritol në automjet. Nuk dihet ende e kaluara e shënjestrës, por policia po heton si shkak pistën e hakmarrjes.
38-vjeçari është transportuar në Spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore për plagët e marra në gjymtyrë, por është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policia dhe një zjarrfikëse e cila ka neutralizuar flakët pas shpërthimit të “Benzit”.
Njoftimi i Policisë së Fierit:
Informacion paraprak
Në datën 21.04.2018, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” ka shpërthyer mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qënë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet.
Paraprakisht dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksplozivë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
https://www.youtube.com/watch?v=lqJR1QiKR4A