AKTUALITET, 21 Prill 2018, 21:14

Kapet mjeti luksoz me drogë në Greqi, marijuanë brenda bombolës së gazit. Pranga çiftit shqiptar

Policia helene ka kapur një automjet luksoz me drogë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni i policisë greke është zhvilluar në Kostur, ku është ndaluar një mjeti tip “Mercedes-Benz” ML, ngjyrë e bardhë, fuoristradë.

Policia ka ushtruar një kontroll të imtësishëm në impiantin e gazit të mjetit. Brenda në bombol, janë gjetur dhe sekuestruar 35 pako me 31 kg 944 gram marijuanë. Veç bombolës një sasi droge është gjetur e futur dhe në porën e bagazhit.

Në mjet janë gjetur dhe sekuestruar edhe 2900 euro dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare, 3 celularë dhe 2 karta SIM. Mjeti është me targa shqiptare. Në pranga drejtuesi i mjetit shqiptar 43 vjeç dhe

bashkëshortja shqiptare 37 vjeçe.