AKTUALITET, 21 Prill 2018, 19:26

Fakenews/ Top Channel nuk është në shitje!

Burime konfidenciale brenda Top Channel, përgënjeshtrojnë për Tpz.al, lajmin e publikuar nga disa portale se televizioni kombëtar ishte shitur.

Disa portale publikuan edhe emrin e blerësit, i cili ishte Shefqet Kastrati, por në fakt në këtë lajm nuk ka asgjë të vërtetë. Pra, Top Channel nuk është as në shitje dhe rrjedhimisht nuk ka as blerës.

Këto janë spekulimet e disa portaleve për të thithur disa klikime më tepër, nëpërmjet thashethemeve apo të pavërtetave.

Ndërkohë për këtë fakenews ka reaguar edhe vetë Kastrati Group, duke njoftuar se kompania e tyre nuk ka blerë Top Channel dhe se as nuk është në bisedime për blerjen e këtij televizioni.

"Ne nuk kemi lidhje me këtë blerje dhe as nuk jemi të interesuar për blerjen e Top Channel", ka deklaruar njëri nga drejtuesit e Kastrati Group për portalin Albeu, që nxorri këtë spekullim. /TPZ.AL/