TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas Policisë, Kasaj dyshohet se nën kërcënimin e një thike, ka detyruar shitësen që t’i dorëzojë xhiron ditore të kioskës ku ajo punonte. Ngjarja për të cilën ai akuzohet, ka ndodhur më 28 shkurt të këtij viti, në afërsi të sheshit “Shqiponja”.
Pasi janë analizuar për javë të tëra gjurmët dhe pamjet e kamerave të sigurisë, oficerët e Komisariatit nr.6 kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të grabitjes. Ai ishte denoncuar menjëherë pas ngjarjes nga shitësja me inicialet E.B., e cila ka telefonuar sallën operative kur autori është larguar nga kioska ku ajo punonte.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.6, por pa mundur të ndalojnë autorin, pasi ai ishte larguar. Ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, në ambientet e brendshme dhe të jashtme, nëpërmjet të cilave është zbardhur mekanizmi i ngjarjes. Sipas pamjeve filmike, që u publikuan dje nga Policia e Tiranës, duket autori i veshur me një xhup të zi dhe me kapuç në kokë që futet brenda dhe kërcënon shitësen me thikë.
Më pas e detyron atë që të hapë sirtarët ku mbante paratë dhe pasi i ka marrë, largohet nga vendi i ngjarjes. Megjithëse nga pamjet e kamerave të sigurisë autorit nuk i dukej fytyra në asnjë moment, Policia ka arritur të bëjë identifikimin e tij, pas një pune të mirorganizuar hetimore. Ndërsa dje është bërë i mundur lokalizimi i vendit ku ai ndodhej dhe shërbimet e Komisariatit nr.6 kanë ndërhyrë duke e vënë në pranga.
Policia tha se materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “vjedhje me dhunë”. Deri tani nuk ka rezultuar që i dyshuari të jetë autor i ndonjë vjedhjeje tjetër apo ndonjë tjetër vepre penale.