TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debat në studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan mbrëmë mes analistit Lorenc Vangjeli dhe Mark Markut.
Shkak për debatin u bë deklarata e Vangjelit, sipas të cilit i vetmi person i painteresuar për shkarkimin e Metës është Rama dhe sipas tij, ai nuk do t’i shkojë deri në fund kësaj procedure.
“Idiotizma të tilla nuk i kuptoj unë”- ka thënë Marku, dhe kjo ka sjelle me tej replikat.
Debati:
Lorenc Vangjeli: Unë mendoj se njeriu më i painteresuar për shkarkimin me komisionin parlamentar të Presidentit të Republikës, është kryeministri Edi Rama.
Fevziu: Pse?
Lorenc Vangjeli: I interesuar që të ndodhë kjo gjë është Lulzim Basha. Shtohet edhe një argument tjetër i luftës politike, shtohet edhe një kalorës i forte i opozitës. E njëjta histori me zonjës Kryemadhi, zotin Berisha, i vetmi të cilit nuk i intereson një institucion që nuk i hyn në punë është Edi Rama.
Mark Marku: Atëherë pse po e bën, se është paradoksale?
Lorenc Vangjeli: Nuk besoj se do t’i shkojë deri në fund.
Blendi Fevziu: Mendon se nuk do t’i shkojë deri në fund, e bën për presion politik.
Mark Marku: Është paradoksale, i vetmi që nuk do, dhe ai po bën procesin, jo se nuk ka sens.
Lorenc Vangjeli: Ok, nuk ka sens për ty Mark.
Mark Marku: Nuk ka sens në përgjithësi mo. I vetmi njeri që nuk e do po bën gjithë procesin. Ai ka futur në lojë të gjithë. Ai është i poshtër, por jo idiot.
Lorenc Vangjeli: O Mark, nuk e kupton dot mo Mark, ça të të them unë tani.
Mark Marku: Me thënë të drejtën, nuk e kuptoj Lenc. Kur thua ti që i vetmi person që nuk i intereson është Rama, i cili ka nis procedurën për ta shkarku atë… Tani, unë se kuptoj realisht, idiotizma të tilla nuk i kuptoj unë.
Lorenc Vangjeli: O Mark, mua mos më fol si Kadri Hazbiu dhe më fol me logjiken e Hazbi Kasës ë.
Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj.
Blendi Fevziu: Mos e personalizoni.
Lorenc Vangjeli: Kaq, Kaq…
Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj.
Lorenc Vangjeli: Kaq po të them. Unë jam mësuar që nuk i ndjek qentë që më kafshojnë.
Mark Marku: Po lere more tashi…
Lorenc Vangjeli: Mos e zgjat me mua.
Mark Marku: Ore ti…