AKTUALITET, 9 Korrik 2019, 11:07

Tërmet në jug, ja ku ishte epiqendra


Një lëkundje tërmeti është ndjerë rreth orës 10:30 të ditës së sotme në Tepelenë.

Sipas IGJEUM, epiqendra ka qenë në fshatin Krahës, Tepelenë, më magnitudë 3.4 ballë dhe thellësi 12 km.

Kujtojmë se javët e fundit, një nga vendet që është prekur dhe dëmtuar nga tërmetet ka qenë fshati Floq në Korçë, ku ka pasur dëmtime serioze të dhjetëra banesave.