AKTUALITET, 9 Korrik 2019, 10:50

Krim brenda familjes, zbardhet sherri mes kunetërve në Korçë, pse u vra Gramoz Nako


Krim në familje në Korçë. Mësohet se Gramoz Nako është vrarë nga kunati i Serefedin Zenellari, me një breshëri plumbash. Sherri nisi midis tyre pasi në banesën e Nakos, kunati grabiti 13 mijë euro.

Ky i fundit është vetëvrarë me armën e krimit sapo policia ka mbërritur në banesë për ta arrestuar.

Mësohet se para vrasjes ka pasur një përleshje mes viktimës dhe 71-vjeçarit, pasi në veshjen e Zenellarit janë gjetur shenja të grisurash.

Nako është babai i dy fëmijëve dhe prej vitesh kishte jetuar në SHBA.

(Gramoz Nako)