AKTUALITET, 11 Maj 2019, 18:21

Itali/ Pranga shqiptarit nën vëzhgim për trafik droge, i gjehen 40 mijë euro kokainë e pastër

Itali/ Pranga shqiptarit nën vëzhgim për trafik droge, i gjehen


Policia italiane ka vënë në pranga shtetasin shqiptar, Eqerem Petritajn, 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe në  garazhin e godinës ku jetonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 431.1 gramë lënde narkotike të llojit “kokainë”, 9 gramë “marijuanë” dhe 10 gramë “canabbis-sattiva”. Kokaina e cilësisë së lartë që përllogaritet të arrijë shifrën e 40 mijë eurove në shitjen me pakicë, ishte e destinuar të pritej, të trefishohej dhe të shitej në rrugët qendrore të qytetit të Parmës.

Petritaj ishte një emër i njohur për blutë e Parmës, pasi figuronte si i vënë nën vëzhgim që prej vitit 2015, për arsye se konsiderohej si i përfshirë në trafik droge nga vendet evropiane drejt Italisë.