TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Gjergj Luca nuk e kursen ironinë ndaj Sali Berishës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, pas sulmit të këtij të fundit në rrjtet sociale ndaj biznesit të ri që Luca inaguroi në Fier, "Rozafa Apollonia".
Me nota ironike Luca shkruan se, sipas tij, Gazment Bardhi nuk do të jetë më “i vetmi demokrat” në Fier, pasi tashmë edhe ai do të rreshtohet krah tij.
“Doktor, tani e tutje në Fier nuk është Gaz Bardhi i vetmi demokrat, tani e tutje buzë më buzë me Gazin jam edhe unë…”, shkruan Luca me ironi. Më tej, biznesmeni nuk kursen as thumbimet ndaj Berishës, duke e cilësuar veten si një “dorë të vjetër” dhe duke iu referuar “intrigave bolshevike”. “Ashtu si ty jam dorë e vjetër, o doktori im, që nuk hoqe dorë nga intrigat bolshevike!”, perfundoi postimin e tij Luca.