TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane amerikane si pjesë e delegacionit të IDU-së.
Në një deklaratë pas kthimit në Shqipëri, Berisha tha se delegacioni shqiptar mori pjesë në një prej aktiviteteve më të rëndësishme politike të zhvilluara në SHBA.
Berisha e krahasoi vizitën e fundit me udhëtimin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara, 35 vite më parë, duke evidentuar tre ngjashmëri mes dy vizitave.
Ai tha se edhe qëllimi i vizitave kishte një ngjashmëri, pasi në të dyja rastet kishte kërkuar mbështetjen e administratës amerikane dhe të diasporës shqiptare ne ate kohe per te permbysur regjimin komunist, ndersa sot per te permbysur regjimin e diktaturës autoritare të bazuar në drogë dhe krim.
“Pas kthimit nga SHBA, ku së bashku me kryetarin e PR morëm pjesë në delegacionin e IDU si anëtarë delegacioni në Konventën Republikane të zgjedhjeve të mesmandatit, dhe sekretarin për marrëdhënien ndërkombëtare, sekretarin organizativ, nënkryetarin e partisë dhe kryetaren e LDG, morëm pjesë në konventën më të bukur të organizuar në SHBA.
Dhe kur them në SHBA, kjo vetëkuptohet edhe në planetin tonë, pasi askush nuk e ka më të madhe fantazinë dhe magjinë elektorale dhe organizative të të konventave sa e kanë dy partitë e mëdha, dhe tani konkretisht partia në pushtet e SHBA, Partia Republikane.
Sa për hyrje, në mënyrë të çuditshme ky udhëtim sado që është 35 vite larg dhe po të doni thoni edhe vite drite larg udhëtimit tim të parë, i kishte 3 ngjashmëri me të.
Së pari, në udhëtimin tim të parë dhe në këtë udhëtim unë shkoja në SHBA si kryetar i opozitës apo partisë më të madhe opozitare. Kjo është e vërteta.
Së dyti, në atë udhëtim dhe në këtë udhëtim, unë shkova me një qëllim kryesor: të kërkoj mbështetjen e administratës së SHBA dhe të diasporës tonë, atëherë për përmbysjen e diktaturës totalitare komuniste, kësaj here të diktaturës autoritare të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Së treti, në atë udhëtim ku unë me mikun tim të ndjerë Gramoz Pashko shkuam për të marrë pjesë në ceremoninë e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA, thashethemi dhe i tëri establishmenti u tërbuan kundër nesh.
Ata lëshuan ndaj meje dhe Gramoz Pashkos të gjitha epitetet e tradhtisë, agjenturës, etj, etj, por kësaj radhe nuk ishin më të pakëta.
E vërteta është që në Makondën e Kolonel Buendias, kësaj radhe, të themi të vërtetën, për shkak të shumësisë së medieve ishin edhe më të shumta”, tha Sali Berisha.