TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio nuk e ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Në konferencën pas kthimit nga SHBA, Berisha tha se gazetarët e kishin pyetur zëdhënësin e Departamentit amerikan të Shtetit se përse Rubio nuk kishte uruar kryeministrin shqiptar.
Sipas Berishës, përgjigjja e zëdhënësit amerikan ka qenë se Sekretari i Shtetit uron ata që zhvillojnë zgjedhje të lira.
“Sekretari i Shtetit Marco Rubio nuk e uroi për fitoren e zgjedhjeve padrionon dhe kur gazetarët e pyetën “pse nuk e uroi sekretari?” Zëdhënësi u përgjigj se sekretari uron ata që bëjnë zgjedhje të lira. Ia damkën Edi Ramës”, tha Sali Berisha.