AKTUALITET, 23 Mars 2019, 12:03

Video/ Gent Cakaj flet për herë të parë për opozitën: Keni zgjedhur konfliktin përçarës

Video/ Gent Cakaj flet për herë të parë për

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka zgjedhur Kongresin e Partisë Socialiste për të folur për herë të parë për opozitën shqiptare. Në një fjalim ku sërish nuk i munguan emocionet, Cakaj theksoi se PS nuk mund të marrë përgjegjësi për ata që kanë zgjedhur rrugën dhe konfliktin përçarës.

Sipas tij, socialistët janë në anën e drejtë të historisë duke vendosur Shqipërinë mbi interesat partiake.

“Ne nuk mund të zgjedhim për të tjerët dhe as nuk mund të marrim përgjegjësi për ata që e kanë gjetur zgjidhjen në rrugë, në konfliktin përçarës në vend që të kërkojnë unitet dhe arsye. Prandaj ne mund të flasim për zgjidhjen tonë, ajo për të qëndruar në anën e drejtë të historisë e për të vendosur interesat e Shqipërisë mbi interesat partiake”, u shpreh ndër të tjera Cakaj.

Gent Cakaj është emëruar në vitin 2017-të në postin e zv/ministrit të Jashtëm, ndërkohë që nuk ka qenë më parë përfaqësues i Partisë Socialiste, por ka hyrë në këtë parti nga zyra e kryeministrit Edi Rama.

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/2019219231713973/