AKTUALITET, 23 Mars 2019, 09:40

Autori i vrasjes së avokatit i maskuar, merren në pyetje Çapjat

Autori i vrasjes së avokatit i maskuar, merren në pyetje Çapjat

Të tjera detaje zbulohen për vrasjen e avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e kaluar në një lokal në qendër të qytetit. Gazetarja Klodiana Lala raporton nga vendngjarja për “BalkanWeb” se avokati i familjes Çapja dhe Emiljano Shullazit u qëlluar me dy plumba pas koke  me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar që më pas është larguar me makinë.

Policia ka marrë në pyetje disa pjesëtarë të fisit Çapja, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen. Dyshohet se vrasja e avokatit është kryer për shkak të detyrës ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen.

Sakaq, avokatët në qytetin e Elbasanit vendosën të bojkotojnë për 3 ditë seancat gjyqësore në shenjë proteste për vrasjen e kolegut të tyre.

Ceremonia e varrimit të avokatit pritet të bëhet sot, pasi pritet të vijnë në Shqipëri bashkëshortja e të ndjerit dhe vajzat e tij që ndodhen në Angli.