TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e kaluar në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton nga vendngjarja për “BË” se avokati i familjes Çapja dhe Emiljano Shullazit u qëllua me dy plumba pas koke me pistoletë me silenciator nga një person i maskuar që më pas është larguar me makinë tip ‘Benz’.
Mjeti tip ‘Benz’ rezulton i vjedhur në Fushë Krujë dhe u gjet i djegur në fshatin Karakullak.
Policia ka marrë në pyetje disa pjesëtarë të fisit Çapja, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen. Dyshohet se ekzekutimi i avokatit është kryer për shkak të detyrës se tij.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen.
Sakaq, avokatët në qytetin e Elbasanit vendosën të bojkotojnë për 3 ditë seancat gjyqësore në shenjë proteste për vrasjen e kolegut të tyre.
Ceremonia e varrimit të avokatit pritet të bëhet sot, pasi pritet të vijnë në Shqipëri bashkëshortja e tij si dhe vajzat që ndodhen në Angli.