TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Socialiste ka mbledhur sot Kongresin e saj 3 muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Punimet u hapën nga fjala e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla. Më pas folën disa ministra dhe kryebashkiakë. Kryeministri Edi Rama pritet që ta marrë fjalën gjatë eventit ‘Bashkia që Duam’, ku pritet rikonfirmimi i Erion Veliajt për Tiranën.
Ajo që ra në sy deri më tani është mungesa e liderit historik të PS-së, ish-kryeministrit Fatos Nano. Ndonëse dje u raportua se Nano do të merrte pjesë në Kongres, ai nuk është parë sot në sallën e Pallatit të Kongreseve.
Delegatët do të përshëndeten edhe nga partitë simotra evropiane ku nuk do të mungojë edhe Tania Fajon, eurodeputja që luajti rol të rëndësishëm për liberalizimin e vizave të Shqipërisë.