TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendi është tronditur sot nga një ngjarje rëndë pasi burri ka mbytur me duar gruan në Gramsh.
35-vjeçari Alvin Hysa, banues në Grekan të Gramshit, ka mbytur me duar gruan e tij, Gurije Hysan rreth 32 vjeçe në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre.
Por kush është Alvon Hysa dhe si e kreu krimin e rëndë?
Mësohet se ngjarja ndodhi në orën 00:00 të mbrëmjes së djeshme, ku burri pasi mbyti gruan e tij në dhomën e gjumit i tregoi të atit për vrasjen. Më pas 35-vjeçari pasi kreu krimin u largua nga banesa me mushkë dhe shkoi tek shtëpia e motrës, në fshatin Lumras në Berat. Sipas dëshmitarëve ai ka qenë shumë i qetë pas krimit të rëndë.
Pasi debatoi me të motrën u kthye sërish në banesë, ku edhe u arrestua nga Policia.
35 vjeçari është babai i tre femijeve, një vajze në klasë të gjashtë dhe dy djemeve, njëri në klasë të tretë dhe tjetri në kopësht. Ai ishte i sëmurë mendor dhe njihej si tip problematik në familje pasi ushtonte dhunë të vazhdushme sidomos ndaj gruas.
Hysa ka kryer dy herë dënime për dhunë në familje dhe trajtohej me kemp si i sëmurë mendor. Në momentin që ka ndodhur ngjarja fëmijët nuk kanë qenë në banesë.