TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentart të PS-së, Taulant Balla shprehu gatishmërinë për dialog me opozitën. Deklaratat Balla i bëri gjatë fjalës në Kongresin e PS-së, i cili po zhvillohet sot.
“Ky Kongres i sotëm është i tillë, ne jemi partia më e madhe e gjithë shqiptarisë dhe po bëjmë punën që duhet. Ne jemi e vetmja forcë politike që qeveris me stabilitet dhe mund i qëndrojmë besnik angazhimeve të ndërmarra. Sot ndezim motorët për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ne duhet të jemi fitues edhe në bashkitë që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë. Opozita u mundua për të sajuar një ngërç pas braktisjes së mandateve. Kongresi i partisë ka qenë një moment reflektimi gjithmonë se çfarë kemi bërë dhe se çfarë do të bëjmë. Partia duhet të rimodelojë strukturën dhe të vijojmë aksionin për rritjen e mëtejshme të anëtarësisë. Ne jemi të gatshëm për çdo lloj forme dialogu parlamentar në favor të vendit”– tha Balla.