TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vrasjes së ekstremistit grek Kostandinos Kacifas gazeta greke Prothema shkruan se shkak për këtë është bërë ngritja e flamurit në fshatin Bularat të Gjirokastrës.
Më tej shkruan se “videoja e postuar në llogarinë e tij në facebook para tre javësh nga Konstantinos Katsifas tregon flamurin grek të vendosur në një kryq në shpatet e malit mbi fshatin Bularat, atdheun e viktimës”. Sipas saj, poshtë videos 35-vjeçari kishte shkruar: “Epiri i Veriut, tokë helenike”.
Prothema vazhdon të shkruaj se prania e flamurit grek të cilin Kacifas e kishte vendosur në Bularat provokoi reagime nga nacionalistët shqiptarë në zonë.
Kacifas sipas Prothemas ishte me ndjeshmëri të madhe patriotike, por nuk ka pasur lidhje me Agimin e Artë.
Prothema e mbyll në fund shkrimin “Ai ishte udhëheqësi i një grupi të madh të Epirit të Veriut në mitingjet e fundit madhështore për Maqedoninë në Selanik dhe Athinë, duke mbajtur flamurin e madh grek që ishte bërë viral në mediat sociale”. TPZ.AL