TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një përleshje me thika në Athinë ka përfunduar me 6 të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 01:50 në Geraka të Atiks, në periferi të Athinës.
Policia helene nuk ka dhënë informacione për ngjarjen nëse lidhet me vrasjen e ekstremistit të Agimit të Artë në Gjirokastër. Sipas mediave greke katër persona janë plagosur me thikë dhe dy me armë zjarri. Të plagosurit me armë janë një shqiptar dhe një grek.
Shtetasi grek ka marrë një plumb në fyt, raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Deri tani policia greke nuk e ka lidhur ngjarjen me vrasjen e 35-vjeçarii grek Kostandinos Kaçifas që hapi zjarr ndaj policisë shqiptare, më pas u qëllua për vdekje.
Në vendngjarje ku është gjetur shtetasi grek i plagosur është sekuestruar një armë zjarri e cila është përdorur gjatë përleshjes. TPZ.AL