TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës (2-1) është mbyllur me një sherr në tunelin që shkon drejt dhomave të zhveshjeve, ku janë përfshirë lojtarët dhe stafet e dy skuadrave.
Sipas SuperSport, Kale është konfliktuar me lojtarët e ish-skuadrës së tij në fundin e sfidës dhe verilindorët nuk ia kanë përtuar t’ia kthejnë. Të dy skudarat janë përfshirë në këtë kacafytje në tunelin e “Elbasan Arena”, ndërsa edhe stafet teknike nuk janë kursyer në këtë mes.
Ndërhyrja e policisë ka acaruar më shumë situatën, me bardheblutë që u janë kundërvënë forcave të rendit duke argumentuar se nuk duhej të kishin prekur lojtarët. Pas disa minutave të tensionuar, ku u desh të ndërhynin edhe presidentët e dy skudrave, në stadium u qetësua situata dhe ekipet shkuan në dhomat e zhveshjeve përkatëse.
Verilindorët dominuan në lojë e në raste, duke krijuar vazhdimisht panik me depërtimet nga krahët të Abazajt e Gavazajt. Ishte pikërisht Abazaj ai që gjeti golin i pari, ndërsa Gavazaj ndërtoi golin me të cilin Kukësi dufishoi shifrat me Shkurtajn.
Bardheblutë u zgjuan në fund duke krijuar raste e hapur ndeshjen me Kobina, por nuk ia dolën të merrnin të paktën një pikë nga ky duel, një goditje në javën para derbit.
Kukësi-Tirana 2-1
17′ Abazaj, 48′ Shkurtaj / 83′ Kobina