SPORT, 10 Qershor 2018, 20:27

Video/ Fëmija shpërthen në lot, shikoni gjestin fisnik të Ronaldos

Video/ Fëmija shpërthen në lot, shikoni gjestin fisnik të

Kristiano Ronaldo është padyshim futbollisti me më shumë fans në botë, teksa e gjithë vëmendja është tek ai. Mbështetësit e tij nuk mund të mungonin as në Rusi, kur kampionët e Europës shkelën sot në tokën ku do të zhvillohet Botërori.

Në momentin e mbërritjes në aeroport, ylli portugez u bë menjëherë protagonist, teksa zbriti nga autobusi për të takuar një fëmijë të vogël, i cili menjëherë sapo u afrua shpërtheu në lot. Ronaldo e përqafoji dhe nuk nguroi të bënte një foto me të dhe ti firmoste bluzën me emrin e tij që mbante veshur

https://www.youtube.com/watch?v=w49sV_lao5g