SPORT, 9 Qershor 2018, 11:21

Nga “Voice of Albania” te “Proçesi Sportiv”, ja kush është bukuroshja që do të zëvendësojë Marinën

Pas largimit të Marina Vjollcës, emisioni “Proçesi Sportiv” u drejtua për një kohë të gjatë nga moderatori Eduart Manushi, ndërsa tashmë produksioni ka menduar që të zgjedhë një tjetër vajzë simpatike për të qenë në krahët e Manushit gjatë emisioneve të Botërorit.

Do të jetë Fjoralba Ponari, bukuroshja që do të jetë bashkë moderatorë në emisionin sportiv. Fjoralba ka qenë pjesë e “Voice of Albanani” edicionin e kaluar, ndërsa kjo do të jetë eksperienca e parë sportive në një eveniment madhështor siç është Botërori.