SPORT, 6 Qershor 2018, 10:01

Kryebashkiakja flet për herë të parë, Ademi: Ja kush e rrëzoi Vllazninë

Kryebashkiakja flet për herë të parë, Ademi: Ja kush e

Kryebashkiakja e Shkodrës, Volta na Ademi, ka folur për herë të parë dje pas rënies së Vllaznisë nga Kategoria Superiore. E ftuar në televizionin lokal “Star Plus”, Ademi ka shpërthyer ndaj drejtuesve të klubit, stafit teknik dhe futbollistëve.

Madje, ka shkuar deri atje, duke akuzuar se angazhimi i skuadrës ka munguar në 6 javët e fundit të kampionatit. “Gjashtë javë para se të mbaronte kampionati, ekipi nuk kishte mobilizimin e duhur për të mbijetuar. E kam parandierë se mund të ndodhte rënia. Kur nuk mungojnë kushtet t’i mundesh, kur je i aftë ti mund të arrish. Kam verifikuar se kishte probleme që lidheshin me mobilizimin dhe angazhimin e gjithsecilit. Kam bërë një takim në praninë e mediave me lojtarët për atë që ka lidhje me përgjegjësinë. Jam përpjekur që të siguroj të gjitha kushtet që edhe mendja ime të mos thoshte mungon kjo gjë.