TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një djalë i cili ndodhej në audiencë nuk e përmbajti dot veten kur Bebe Rexha u afrua pranë tij me mikrofon, duke tentuar kështu t’i kalojë rrethojat e vendosura para skenës, vetëm për ta takuar 30-vjeçaren. “Të dua shumë”, ishin ndër fjalët që fansi i përsëriste më shpesh artistes Rexha. E emocionuar nga kjo gjë, këngëtarja me origjinë nga Dibra e Madhe, i tha sigurimit se çdo gjë është në rregull dhe mund ta merrte me vete. Ajo ka sjell për miliona ndjekësit e saj në Instagram një video nga ky moment i veçantë, kur më pas e merr fansin me vete dhe ngjitet në skenën bashkë me të. Në ato çaste, Bebe Rexha nis të interpretojë hitin e saj “Say my name”, teksa simpatizanti i saj fillon dhe vallëzon dhe ulet në gjunjë. “I dua kaq shumë fansat e mi! Faleminderit Brazil”, ka shkruar në mbishkrimin e videos në Instagram.