LIFESTYLE, 27 Shtator 2019, 16:02

Jennifer Lopez dhe Shakira bëhen bashkë dhe spektakli është i sigurtë

Dy bombat latine Shakira dhe Jennifer Lopez janë përzgjedhur për të qënë performueset zyrtare në eventin më të madh të futbollit amerikan ‘Super Bowl 2020’ dhe lajmin e ka bërë të ditur Shakira.

Ajo ka njoftuar fansat e saj në Twitter se nuk do të jetë e vetme dhe bashkë me të do të jetë Jennifer Lopez.

Shfaqja do të mbahet më 20.02.2020 dhe mezi po presim që të bëjnë namin.

JLO dhe Shakira dallojnë për shfaqjet e çmendura në koncertet dhe tani do të kemi një arsye më shumë për të ndjekur futbollin amerikan.