TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ishte një nga ndarjet më të bujshme që u shkruajt gjatë në mediat e huaja rozë.
Akuza të ndërsjellta, sharje virtuale, grindje të gjitha këto i përkasin së kaluarës për Raffaella Fico.
Raffaella e ka falur Mario Balotellin dhe tani ata janë miq të shkëlqyer, por ato që pretenojnë për një rikthim të tyre do të zhgënjehen.
"Sot, nëse mendoj për këtë, nuk më dëmton më, ndërsa disa vjet më parë thjesht u ndjeva keq me veten time. Unë pyesja veten se çfarë kisha bërë keq’ është shprehur Raffella në emisionin ‘Store italiane’ .
Gjithashtu ajo shton se fal por nuk harron.
‘Unë mendoj se testi i ADN-së ishte poshtërimi më i madh që një grua mund të vuajë", është shprehur Fico.
Por më pas ajo zbutet, duke e bërë të qartë se me babanë e vajzës së vogël, të lindur në dhjetor 2012, marrëdhëniet tani janë të qeta:
"Unë e kam falur Mario për hir të vajzës time. Ndjehemi, jemi miq. Megjithatë mund të bëjmë gabime kur jemi të ri, ne duhet të vazhdojmë ".