LIFESTYLE, 27 Shtator 2019, 16:20

Pendohet Robert Berisha? Këngëtari bën të papriturën për Norën pas ndarjes (Foto)



Këngëtari Robert Berisha nuk i ka rezistuar dot ish-partneres së tij Nopra Istrefit. Pothuajse një muaj pas ndarjes, Berisha ka bërë veprimin e parë që tregon se marrëdhënia mes dyshes nuk është shkattrëruar krejtësisht.

Roberti ka pëlqyer një foto që këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram. E veshur me një kostum sportive Louis Vuitton, Nora është bërë e parezistueshme për ish-bashkëshortin e saj.

Ndër mijëra persona që i kanë dhënë ‘like’ kësaj fotoje është edhe Robert Berisha. Mos vallë kjo është një shenjë pendese e këngëtarit?!

Ishte ky i fundit, ai që dha publikisht lajmin për ndarjen me Norën. Roberti e falendëroi këngëtaren për vitet që kanë kaluar bashkë dhe shprehej se do të ishte mjaft i përkushtuar ndaj saj dhe vajzës së tyre, Renesë, edhe pas ndarjes.