LIFESTYLE, 27 Shkurt 2020, 23:46

VIDEO/ 'Është Amerika jonë, Europa jonë', Meta i dhuron Kushtetutën Fevziut

VIDEO/ 'Është Amerika jonë, Europa jonë', Meta i

Fundi i emisionit "Opinion" u shoqërua me shkëmbim dhuratash mes moderatorit Blendi Fevziu dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Pasi i dhuroi Kreut të Shtetit  një stilograf, vetë drejtuesi i emisionit i kërkoi presidentit t’ia jepte dhuratë Kushtetutën.

Presidenti Ilir Meta, pasi u mendua për disa sekonda pranoi t’ia jepte Blendi Fevziut, por me kushtin që ta mbajë në një vend të nderuar dhe me dinjitet.

Bashkëbisedimi në studio:

Blendi Fevziu: Tani t’ju kërkoj edhe unë një gjë. Më mirë live…

Ilir Meta: Çfarë?

Blendi Fevziu: A mund të ma jepni Kushtetutën tuaj dhuratë?

Lorenc Vangjeli: Është bashkë me reformën në drejtësi brenda ai.

Ilir Meta: Tani…

Blendi Fevziu: Ma jepni një Kushtetutë se nuk ju gjen gjë? Dhuroni Kushtetutën të paktën.

Ilir Meta: OK, por duhet ta mbash në një vend të nderuar.

Blendi Fevziu: Pa diskutim.

Ilir Meta: Dhe të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë që kjo është Shqipëria jonë, kjo është Amerika jonë, kjo është Europa jonë dhe vetëm duke dashur Kushtetutën tonë siç duan amerikanët Kushtetutën e tyre do të bëhemi ai vendi që kanë aspiruar të parët tanë dhe që të jetojnë dhe të shkëlqejnë fëmijët tanë këtu. Unë po e puth dhe ta mbash me dinjitet këtë Kushtetutë.

Blendi Fevziu: Në një vend që nuk ka fotografi politikanësh do ta vendos.

[video width="426" height="290" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/02/video.mp4"][/video]